Goditja e radhës e Isa Mustafës për PAN, paralajmëron takimin me Albin Kurtin, do flasin për bashkëqeverisjes

Aktuale

Goditja e radhës e Isa Mustafës për PAN, paralajmëron takimin me Albin Kurtin, do flasin për bashkëqeverisjes

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:55
Isa Mustafa, Albin Kurti, Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se këto ditë së bashku me kandidaten për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmanin do të takohen me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat