Kurti: Ose koalicion me LDK’në ose sërish në zgjedhje

Aktuale

Kurti: Ose koalicion me LDK’në ose sërish në zgjedhje

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:40
Albin Kurti

Albin Kurti nga Vetëvendosje, dy ditë pas fitores së zgjedhjeve ka thënë se opcion të vetëm e sheh krijimin e Qeverisë me LDK’në, transmeton "Bota sot".

Kurti ka thënë se ose do të merren vesh me LDK’në, ose do të shkojnë prap në zgjedhje.

‘’Jo nuk ekziston opcion tjetër. Nuk mund ta krahasojmë LDK-në me PAN’in apo parti të tjera. Por do të filloj bisedimet dhe duhet të bazoohemi në rezultat dhe të merremi vesh përfundimisht. Nuk u morëm vesh për asgjë dhe cfarë sinjali tregon kjo për vendin tonë?

‘’Ose do të bëhet  koalicioni me LDK’në, ose do të shkojmë në zgjedhje prap’’.

Kujtojmë që VV është rreth pesë mijë vota para LDK’së në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat