Deklarata qesharake e Bekë Berishës për Vetëvendosjen

Aktuale

Deklarata qesharake e Bekë Berishës për Vetëvendosjen

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:09
Bekë Berisha

Për rezultatet e zgjedhjeve të së dielës dhe sfidat e qeverisë së ardhshme po diskutohet në RTK.

I ftuar është edhe kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, i cili tha se kanë pritur më shumë vota, derisa rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm.

“Me punët që i kemi ba dhe me performancën kemi prit më shumë, së paku 20 përqind. Rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm. Edhe pse ne s’kemi qit vija të kuqe, populli ka vendos që ne të jemi opozitë. Do të kemi dikund 15 deputetë, 10 meshkuj dhe 4 femna”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë dhe VV e LDK mos të ndalen, sepse vendit i duhet qeveria. Ndërsa kur foli për Vetëvendosjen që doli fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, Berisha tha se populli do të zhgënjehet nga ta.

“Kam pas qejf me pa Kurtin t’u u përballë me situata të vërteta, e jo njeriut që din me gju vetëm vo, po me marr vendime të mëdha, që kam dyshime që s’ka me mujt. Atij do t’i del hyjnizimi që ja ka ba vetes. VV kanë arrit me ardhë në pushtet si talibanët. Ata din mu viktimizu si LDK, por edhe din me kall qeverinë. Duhet me ja u pa punën, e që mendoj se pas një viti populli do të zhgënjehet në ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat