Kurti s’e përkrah reagimin e Zybës ndaj Ahmetit

Aktuale

Kurti s’e përkrah reagimin e Zybës ndaj Ahmetit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:26
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se nuk e përkrah reagimin e ish-deputetit të VV-së, Sali Zyba që më herët në një postim në Facebook tha se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti “s’do të jetë as deputet e as kryetar i komunës, ndërsa vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Sipas Kurtit, nuk duhet të ketë krahasime të tilla. Ai ka thënë se opozitarizmin ndaj Prishtinës s’duhet ta bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës.

“S’jam për krahasime të tilla. S’e kam lexuar, por s’jam për krahasime të tilla. Mendoj se kemi punë më të mençura të merremi se kush çka ka bërë, kush kaloi e çka bëri. S’na takon kjo neve. Jam për dashuri të madhe për vendin tonë, angazhim maksimal për progresin e jo për të humbur kohë e as nerva për çështje të së kaluarës e hatërmbetje. Edhe për ato problemet e brendshme në VV s’kam lejuar që për shkak të degës e gjetheve të mos e shoh malin. S’jam për atë qasje, por liria e shprehjes normalisht. Opozitarizimin për Prishtinë s’e bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat