Nesër vjen në Kosovë Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Nesër vjen në Kosovë Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:11
Richard Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Në njoftimin nga Presidenca e Kosovës, thuhet se takimi do të ndodhë në ora 13:00.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat