Lutfi Haziri ka disa fjalë për Vjosa Osmanin, ja çfarë thotë për rezultatin e LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri ka disa fjalë për Vjosa Osmanin, ja çfarë thotë për rezultatin e LDK-së

Nga: N.H Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:49
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK dhe LVV do të kenë numra të barabartë të deputetëve në Kuvendin e Republikës.

Haziri thotë se me Vjosën kandidate, ky është numri më i madh i votave që LDK ka marrë që prej zgjedhjeve të vitit 2004.

Mes tjerash, nënkryetari i LDK-së potencon se tani ditë të mira po vijnë për Kosovën dhe LDK-në.

Ja shkrimi i tij:

Me gjasë, LDK dhe LVV do të kenë numra të barabartë të deputetëve në Kuvendin e Republikës. Rrjedhimisht, i bie që veç dy parti mund të krijojnë shumicë shqiptare.

Me Vjosën kandidate, ky është numri më i madh i votave që LDK ka marrë që prej zgjedhjeve të vitit 2004. Ne jemi krenarë me të. Me fushatën moderne që e kemi bërë për 10 ditë. Me shpresën që e kemi kthyer tek qytetarët.

Pavarësisht se nuk e kemi rezultatin final akoma, falënderim pafund 197 mijë e 702 rugovistëve që na besuan. Durim edhe pak. Ditë të mira po vijnë për Kosovën dhe LDK'në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat