Kur do të formohet qeveria e re? Këto procedura duhet të ndiqen

Aktuale

Kur do të formohet qeveria e re? Këto procedura duhet të ndiqen

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:00
Kuvendi i Kosovës

Minutat e para të ditës së hënë i kaluan në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë.

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me krerët e saj dolën këtu pranë objektit të qeverisë për të  festuar fitoren.

Kjo festë erdhi pasi që Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para në zgjedhje.

Rrjedhimisht i bie që Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër, duhet të jetë i mandatuari i parë për themelimin e qeverisë së ardhshme.

Ndërkohë, sipas procedurave kushtetuese, brenda 30 ditësh pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i Kosovës duhet të thërrasë një seancë, në të cilën konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Nëse presidenti nuk e thërret këtë seancë, Kuvendi mblidhet vetë.

Në Institutin Demokratik të Kosovës tregojnë më tej për procedurat pasuese të formimit të qeverisë.

Artan Murati shpjegon se çfarë ndodh nëse herën e parë dështon të formohet qeveria.

E, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se presidenti i Kosovës është i obliguar me kushtetutë të  mandatojë Albin Kurtin për të bërë qeverinë e re.

Sipas tij, nuk ekziston variant i dytë në këtë aspekt.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar votat e rregullta, fituese është partia e Albin Kurtit.

Ndërkohë ende nuk ka përfunduar numërimi i votave me kusht e atyre të diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat