Ministria e Punëve të Brendshme përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.
Këtë herë, ky dikaster qeveritar do të furnizohet me pelet.
Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj.
Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me lëndë djegëse Pelet të drurit për ngrohje qendrore, përfshin furnizimin sipas nevojës për QRA dhe QPD në Obiliq, Istog dhe DSHAM – Vranidoll. Artikujt e përfshirë në këtë tender, nuk janë të përfshirë në UA nr. 06 2018 dhe në UA për vitin 2019 nga AQP-ja.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 26.400,00 euro, derisa ajo e cila është kurorëzuar është 25.771,20 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonmikk NTSH “DIARI”.