Ky është kandidati i AAK-së që mori 7 mijë vota vetëm në Dukagjin

Aktuale

Ky është kandidati i AAK-së që mori 7 mijë vota vetëm në Dukagjin

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 00:35
Rasim Selmana

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, vetëm në Dukagjin ka marrur mbi 7 mijë vota.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 6 tetor ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Media nga burimet e veta mëson se Selmanaj ka fituar mbi 7 mijë vota vetëm në Dukagjin. Vetëm në Deçan ai ka marrur 4 mijë e 92 vota, në Pejë ka marrur 1 mijë e 555 vota, mbi njëmijë vota në Gjakovë, në Istog Rasim Selmanaj ka fituar 259 vota, në Junik 240 dhe në Klinë 208 vota. Pra, mbi 7 mijë e 354 vota vetëm në Dukagjin.

Rasim Selmanaj ka qenë Kryetar i Komunës së Deçanit, para se të ishte deputet i AAK-së në legjislaturën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Këto zgjedhje ai ka kandiduar për deputet në listën e koalicionit AAK – PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat