Ankohet kandidatja e PEK-ut për deputete: Vrasja nuk është vetëm me armë, vrasësit kanë emër dhe mbiemër!

Aktuale

Ankohet kandidatja e PEK-ut për deputete: Vrasja nuk është vetëm me armë, vrasësit kanë emër dhe mbiemër!

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2019 Në ora: 08:41
Florenta Gashi

Kandidatja e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Florenta Gashi është ankuar pse partia e saj nuk e kaloi pragun zgjedhor.

Ajo shpreh dyshimet e saja për fletvotimet e pavlefshmeve, të cilat aludon se mund të kenë qenë të PEK-ut.

Ajo ankohet edhe pse partia e saj nuk kishte komisionerë për ruajtjen e votës, madje shkon aq larg sa që thotë kjo ishte vrasje.

Postimi i plotë:

I. Si parti e re, Partia Euroatlantike e Kosoves nuk pate komisionera per te ruajtur voten e vete.

II. K’to partit qe paten komisionera, munde te lypin rinumerim, vetem nese i paten te alkohojizur.

III. K’ta komisionera ish dashte qe te japin pergjesi per 40.732 vota te pavlefeshme dhe ti klasifikoin se cilave subjekeve politike i takojne.

Ps: Mendoj qe eshte shifer shum e madhe 40.732 fletevotimeve te pavleffeshme.

Vrasja nuk është vetëm me ARMË! Vrasësit dhe kriminelët kanë Emër dhe Mbiemër.

E drejta e votuesit u Mohua, por heshtje dhe ndalje nuk do të ketë

I falënderoj me zemër, ata që Besuan dhe na Votuan

Ne nuk do të ndalemi

E juaja Florenta Gashi

Partia Euroatlantike e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat