Fisnik Ismaili pranon mesazhe nga aktivistët e VV-së, ja çfarë i shkruajnë

Aktuale

Fisnik Ismaili pranon mesazhe nga aktivistët e VV-së, ja çfarë i shkruajnë

Nga: A.ZH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 08:45
Ish-deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili

Ish-deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili, ka reaguar sërish për deklaratën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, ndaj kryetarit të PSD-së Shpend Ahmeti.

Ismaili në një postim në Facebook, ka treguar se ka marrë shumë mesazhe private prej aktivisëve të VV-së, të cilët sipas tij, shprehën keqaardhje që ai nuk është në këtë parti.

Ai ka thënë se aktivistët dhe dashamirët e VV-së, e kanë përgjegjësinë të jenë zëri kritik brenda partisë, që të mos shndërrohen në instrument të hakmarrjes dhe të urrejtjes, përcjell Bota sot.

Postimi i Ismailit:

Sonte më shumë mora mesazhe private prej aktivistave e dashamirëve të Lëvizjes, që shprehën keqardhje se nuk jam në Lëvizje, ose që kam me i mungue Kuvendit, e iu ka mbetë Zyba tunxh, sesa që ka marrë ky i fundit vota.

Të dashtun çika e djem, ju e keni përgjegjësinë tash me qenë zani ma kritik i subjektit nga brenda, që mos me u shndërrue në instrument të hakmarrjes edhe urrejtjes, edhe me e realizue ndryshimin pozitiv për të cilin sovrani ka shpresue qe sa, e një pjesë të asaj beteje e kemi ba bashkë.

Përderisa mbeteni shpirta të mirë, me mendje të shëndoshë e vullnet të pandalshëm, gjithë kam me ju dashtë. Mbetni aktivista e dashamirë ndaj krejt njerëzve të mirë, asnjëherë duke u shndërrue në militanta.

Shnet e dashni,

Fisi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat