Pamje tmerruese, policia rrahu dhe torturoi banorët që protestuan kundër hidrocentralit në Shtërpcë

Aktuale

Pamje tmerruese, policia rrahu dhe torturoi banorët që protestuan kundër hidrocentralit në Shtërpcë

Nga: A.ZH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:40
Policia rrahu dhe torturoi banorët që protestuan kundër hidrocentralit në Shtërpcë

Mjeku Ard Nakiu, ka publikuar pamje tmerruese të banorëve të fshatit Biti të Shtërpcës, të cilët po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.

Nga pamjet e publikuara, shihet se banorët kanë marrë lëndime të rënda në protestë nga Policia e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas Nakiut, banorët janë rrahur, torturuar dhe lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga gazi lotsjellës, kanë pësuar më së shumti fëmijët.

Postimi i plotë i Nakiut:

JO! Nuk jane krimet e Milloshit, por te njerzve qe njohin vetem pushtetin dhe parane.

Kjo ngjarje tmerruese ka ndodhur ne fshatin e Bitise, Shterpc, ku banoret nuk po lejojne marrjen e te vetmes pasuri qe kane, Lumit Lepenc. Kjo me te drejte te banoreve pasi projekti ka kaluar pa pelqim te banoreve te kesaj ane. Banoret jane rrahur, torturar, dhe lenduar ne pjese te ndryshme trupore, por nga gazi lotsjelles me shume kane pesuar femijet ne te pamurit e tyre!

Ekipi yne nga fshati Brod eshte perpjekur ta beje me te miren, sherim sa me te shpejte te te lenduarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat