Sulmohen ashpër anëtarët e PSD-së nga kandidati i VV-së

Aktuale

Sulmohen ashpër anëtarët e PSD-së nga kandidati i VV-së

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:36
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Islami ka folur për të larguarit e LVV-së që më pastaj e formuan PSD-në ku në këto zgjedhje dështuan, ku i deklasoi populli duke mos u dhënë pothuajse asnjë votë.

Islami përmes një postimi në Facebook, pohon se, të dorëhequrit nga VV-ja kishin vetëm një qëllim, që të shkatërrojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por ata nuk arritën shënjestrën dhe u shkatërruan vetë së pari.

“Kur dëgjoje Dardan Molliqajn para 2-3 jave teksa fliste dhe bënte llogari se Vetëvendosja do të ketë maksimumi 21 deputetë, madje fliste i sigurt, tani është edhe për të qeshur edhe për të qarë. Kjo e fundit për shkak se në Kosovë ende ka mbeturina të tilla”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shprehet se, Albin Kurti nuk ka nevojë për ta, por ata për Kurtin.

Postimi i plotë:

Të dorëhequrit nga Vetëvendosja për të kaluar në PSD, padyshim që kishin vetëm një qëllim, ta shkatërrojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, ashtu siç i quajti edhe Albin Kurti si kamikaz të llojit të vet, ata nuk arritën ta shkatërrojnë shënjestrën, pasi ata u shkatërruan vet së pari.

Kur brenda atij grupi ka idiot dhe matrapaz si ai i Dardan Molliqajt apo si rrugaç dhe budalla si Frashër Krasniqi, padyshim që dështimi është prezent.

Kur dëgjoje Dardan Molliqajn para 2-3 jave teksa fliste dhe bënte llogari se Vetëvendosja do të ketë maksimumi 21 deputetë, madje fliste i sigurt, tani është edhe për të qeshur edhe për të qarë. Kjo e fundit për shkak se në Kosovë ende ka mbeturina të tilla.

Dardan Molliqajn me të vërtet nuk qenka ëndrra e askujt, e as dëshira e askujt.

Shpresojë se tani e kanë kuptuar se Albin Kurti nuk ka nevojë për ta, por ata për Albin Kurtin.

Gjithsesi, me të drejtë Sali Zyba tha se duhet ta zgjedhin vendin ku të jetojnë, si Shpend Ahmeti, ashtu edhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat