Rashiti tregon kë do ta testojnë të dërguarit e Trumpit në Kosovë

Aktuale

Rashiti tregon kë do ta testojnë të dërguarit e Trumpit në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:18
Richard Grenell dhe Mathew Palmer

Analisti politik Naim Rashiti, ka komentuar për vizitën e të dërguarve të SHBA-së në Kosovë për dialogun me Serbinë.

Sipas Rashitit, ambasadori Richard Grenell, do të testojë vullnetin e të gjithë aktorëve për dialogun dhe bashkëpunimin mes tyre.

Sipas tij, Grenell do të kërkojë të dijë se çfarë ekipi gjithëpërfshirës do të oforojë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi , përcjell Bota sot.

Pos, Grenell në Kosovë do të qëndrojë edhe Mathew Palmer, përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin.

Postimi i Rashitit:

Të dërguarit e ShBA-ve do të testojnë vullnetin e të gjithë aktorëve për dialogun dhe për bashkëpunim mes tyre. Ata do të kërkojnë të dinëe se çfarë ekipi gjithëpërfshirës Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Kurti do të krijojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat