Edhe Veseli arrin në takim tek Grenell

Aktuale

Edhe Veseli arrin në takim tek Grenell

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:53
Foto

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Grenell është takuar edhe me kryetarin e Prtisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ambientet e Ambasadës Amerikane është parë të ketë arritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat