Nisma thotë se do ta kalojnë pragun zgjedhor – kërkon që KQZ-ja të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet - Bota Sot
Nisma thotë se do ta kalojnë pragun zgjedhor – kërkon që KQZ-ja të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet

Aktuale

Nisma thotë se do ta kalojnë pragun zgjedhor – kërkon që KQZ-ja të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:56
Bilall Sherifi

Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka mundur ta kalojë pragun zgjedhor, sipas rezultateve preliminare të Komiisonit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtyre rezultateve të cilat nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora, koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet e së dielës ( 6 tetor) ka marrë 39 mijë e 495 vota ose, 4.94 për qind.

Megjithatë, nga Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se numri i votave me kusht dhe atyre të diasporës do të bëjnë që të kalojnë pragun zgjedhor.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fazli Hoxha tha për Telegrafin se do të jenë pjesë e Kuvendit me  shtatë deputetë.

“Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun zgjedhor. Nisma Socialdemokrate sipas informacioneve që kemi do të marrë vota të mjaftueshme me kusht dhe nga diaspora për ta arritur pragun 5 për qind. Pra, Nisma sigurt do ta kalojë pragun 5 për qind. Vetëm se duhet të presim numërimin e këtyre votave dhe Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e Kuvendit me  shtatë deputetë”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, përmes një konferencë për media ka thënë se është i kënaqur me vendimin e KQZ-së që të rinumërohen 303 vendvotimeve, për shkak të gabimeve që janë gjetur në formularë.

“Jemi këtu para jush për të shprehur kënaqësinë për vendim e KQZ-së, që ka pasur gabime në formualar dhe që të rinumërohen disa vendvotime. Përkundër faktit që PZAP refuzojë ta trajtojë këtë problem, e që mendojmë që nuk ka qenë vendim i duhur. KQZ e pranoi gabimin, dhe ka pranuar se ka gabime në formularë, pra gabime teknike”,  ka thënë Sherifi.

“Duke pasur parasysh se kemi prekje të formularëve, 303 sot u vendos të rinumërohen. Por jemi të bindur sipas provave që kemi se të gjitha kutitë kanë të njëjtin formular. Nëse të gjitha e kanë të njëjtin formular, rrjedhimisht del që të gjitha duhet të shkojnë në rinumërim. Nëse për një arsye që u pranua nga KQZ-ja se ka gabime teknike, ku është arsyeja që të tjerat të mos shkojnë në rinumërim”, ka shtuar Sherifi.

KQZ ka bërë të ditur se sipas rezultateve preliminare, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare 2019, është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...