Veprimtari i LDK-së “godet rëndë” Rrustem Berishën dhe Hisen Berishën, i quan piuna të Hashimit, Ramushit dhe Xhabirit

Aktuale

Veprimtari i LDK-së “godet rëndë” Rrustem Berishën dhe Hisen Berishën, i quan piuna të Hashimit, Ramushit dhe Xhabirit

Nga: N.H Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:02
Rrustem Berisha dhe Hisen Berisha

Veprmitari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhek Rexhaj, ka bërë një koment në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me rezultatet e arritura të Hisen Berishës dhe Rrustem Berishës, që kandiduan për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rexhaj në postimin e tij thotë se këta dy ish-komandantët e Kosharës bënë mirë që nuk hynë në listën e LDK-së.

Madje, Rexhaj shkon edhe më larg sa që këta të dy i quan edhe si piuna të Thaçit, Haradinajt e Xhabir Zharkut përcjell “Bota sot”.

“Sa mirë që nuk u futen në LDK këta dy, se do të ambalazhoheshin kinse si Rugovista. Më mirë që vet kallxuen se ishin edhe në lufte piuna të Hashimit, Ramushit e Azem Sylës e Xhabir Zharkut.... Pres që asnjeri mos t’i marrin votat për deputet”, ka shkruar Xhek Rexhaj.

Ndërsa, edhe pse nuk dihet ende për votat e Rrustem Berishës, nga ana tjetër, Hisen Berisha i PDK-së në komunën e Gjakovës ka marrë vetëm 734.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat