Zeka: Jam krenar me 9 votat që i mora në fshatin tim

Aktuale

Zeka: Jam krenar me 9 votat që i mora në fshatin tim

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:31
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në këto zgjedhje vendosi që të kandidojë me partinë e tij,  Partia Euroatlantike e Kosovës.

Edhe pse doli keq në këto zgjedhje, Zeka u shpreh se është i kënaqur me nëntë votat që mori në fshatin e tij, Abri e Epërme.

Madje ai tha se nuk ka mbajtur fare fushatë dhe se gjithsej njërëz që ka takuar gjatë kësaj kohe ishin 50 njërëz.

“Jam krenar me ato 9 vota edhe nëse s’kisha marr asnjë jam krenar se askënd nuk e kam rrejt dhe askujt si kam thënë votom. Dilsha i thujsha o veç qeta mos i votoni a mendoni se gjendja është e rëndë në Kosovë, votoni për ndryshimin”, tha Zeka në t7.

Tutje ai shtoi se nuk ka bërë fushatë dhe se s’ka realizu tubime zgjedhore.

“Kam taku maksimumi 50 njerëz në total, një takim në Gjilan 40  vetë, në firmën Meka një me 5-6 vetë dhe në fshat temin kam taku njo 10 vetë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat