Furxhi: Ja 3 leksionet që morëm nga zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Furxhi: Ja 3 leksionet që morëm nga zgjedhjet në Kosovë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:48
Aleksandër Furxhi

I ftuar në emisionin "Arena" nw RTV Ora gazetari Aleksandër Furxhi tha se Shqipëria ka marrë 3 leksione nga zgjedhjet në Kosovë.

Furxhi: Nga zgjedhjet në Kosovë mund të veçohen 3 leksione që ne kemi marrë. E para, mënyra e zgjedhjeve, një atmosferë krejt e ndryshme nga antagonizmi dhe konfliktualiteti që jemi mësuar të shohim shpesh në Shqipëri.

E dyta, që edhe shkëlqen më shumë, është pranimi i rezultatit. Në Shqipëri nuk mbahen mend, se kur një forcë politike ka humbur zgjedhjet dhe ka pranuar rezultatin. Pranimi i rezultatit të zgjedhjeve ishte një pjekuri përtej Ballkanit. PDK ka marrë një pikë të madhe me pranimin e rezultatit.

E treta, është dalja e një gruaje si Vjosa Osmani në piedestalin e politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat