Këta janë kandidatët më të votuar në Prizren pas Vjosa Osmanit

Aktuale

Këta janë kandidatët më të votuar në Prizren pas Vjosa Osmanit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:03
LDK

Janë publikuar rezultatet nga shumica e qendrave të votimit në komunën e Prizrenit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, kandidatja për kryeminsitre, Vjosa Osmani, ka marrë 9051 vota.

Menjëherë pas saj renditet kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, me 5060 vota.

Në listën e më të votuarve hyjnë edhe dy ish-deputetët, Driton Selmanaj me 3179 vota dhe Haxhi Avdyli 3.318.

Pas tij është edhe kandidati Xhavit Ukaj me 3252 vota dhe ish-kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit dhe ish-deputeti në legjislaturën e 5-të, Hatim Baxhaku, i cili ka marrë 3069 vota. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat