Këshilltari i Kadri Veseli jep lavdata të mëdha për Albin Kurtin

Aktuale

Këshilltari i Kadri Veseli jep lavdata të mëdha për Albin Kurtin

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 00:39
Adri Nurellari

I ftuar në “Arena” në RTV Ora, këshilltari i Kadri Veselit, kryetarit të PDK në Kosovë, Adri Nurellari, ka çuditur me deklaratat e tij, teksa ka “shpërthyer” në vlerësime për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, edhe pse PDK është partia që është më kundërshtare me VV.

Nurellari: Albin Kurti nuk i ka borxh askujt, është i bërë vetë, mundësia e tij për të shkëlqyer është e jashtëzakonshme, i ka të gjitha në dorë. Albin Kurti ka një mundësi fenomenale, dorën në zemër, për të bërë ndryshimin në Kosovë, edhe pse e ka të vështirë, sepse janë premtime të ekzagjeruar. Borxh nuk i ka askujt, është i bërë vetë, atë mund ta duash, e mund ta urresh, por është i bërë vetë. Ai e ka mundësinë të ketë frenat në dorë, i ka kaluar të gjitha fazat, nga struktura, tek inteligjenca e qëndresa, ai është i admirueshëm, nuk ka asnjë pikëpyetje, ta them unë që jam kundërshtar i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat