Shpend Ahmeti pjesë e “Paradës së Krenarisë”: Ka përparim, por jo në nivelin që mund të krenohemi

Aktuale

Shpend Ahmeti pjesë e “Paradës së Krenarisë”: Ka përparim, por jo në nivelin që mund të krenohemi

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:10
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, njëherit i PSD-së, Shpend Ahmeti ka marrë pjesë në paradën e krenarisë së komunitetit LGBTI në Prishtinë.

Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë në Republikën e Kosovës t’ia mohojë të drejtat bazike dhe themelore dhe poashtu është e drejtë e secilit të jetë i lire në këtë vend.

“Sot parada është për të treguar se nuk mund të ketë stigmatizime të tilla, duhet t’i luftojmë paragjykimet, emërtimet, të gjitha qasjet negative që kemi ndaj atyre që mund të jenë ndryshe. Edhe sot si gjithmonë do të jem në cilësinë e luftëtarit për të drejtat e njeriut, për të drejtën bazike humane që njeriu të jetojë i lirë dhe pa frikë nga të tjerët”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se ka përparim në organizimin e paradës, por jo në nivelin e kënaqshëm.

“Është hera e tretë që organizohet, definitivisht ka përparim, por nuk është në nivelin që mund të krenohemi. Përkundër faktit që organizohet paradë pa incidente megjithatë problem kryesor mbetet trajtimi në shoqëri, paragjykimi që i bëhet, diskutimet që i kemi jo vetëm te një gjeneratë më e vjetër në moshë, por edhe te një gjeneratë më e re”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat