“Vjosa dhe Albini, dy liderë të një niveli superior”

Aktuale

 “Vjosa dhe Albini, dy liderë të një niveli superior”

Nga: V.R Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:27
Vjosa Osmani Albin Kurti

Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha, ka përgëzuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për një dakordim të shpejtë për bashkëqeverisje, shkruan “Bota sot”.

Sipas saj, kjo është rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes, dhe e vulos nivelin e lartë qytetar dhe demokratik që u tregua në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi plotë:

Dakordimi kaq i shpejtë dhe në parim, i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për bashkëqeverisjen, si rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes, dhe e vulos nivelin e lartë qytetar dhe demokratik që u tregua në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shpresoj që ky dakordim të përkthehet sa më shpejt në institucionet demokratike dhe politikat e mirëfillta në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shpresoj poashtu që opozita në Kuvend dhe shoqëria civile të jenë një opozitë të mirëfilltë e konstruktive, mbikëqyrëse dhe korrektuese, sepse vetëm kështu i ofrohemi standardeve më të larta të demokracisë dhe politikëbërjes.

Kosovë, të priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat