Reagon Vlora Çitaku: E turpshme, me Çmimin Nobel u nderua përkrahësi i Milloshoviqit

Aktuale

Reagon Vlora Çitaku: E turpshme, me Çmimin Nobel u nderua përkrahësi i Milloshoviqit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:27
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pasi me Çmimin Nobel për letërsi u nderua Peter Handke.

Sipas Çitakut, Handke e ka lavdëruar dhe mbështetur Milloshiqviqin, i njohur si Kasapi i Ballkanit, shkruan arbresh.info.

“#Komisioni Nobel vendos të shpërblej Peter Handke – një njeri që e ka lavdëruar Millosheviçin aka “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij të genocidit – çmimin e këtij viti në literature.
Nuk ka asgjë fisnike në lidhje për këtë!
Ky është një vendim shtypës dhe i turpshëm”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Ndryshe Çitaku vazhdimisht u tregua e ashpër me përfaqësuesit serb në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Ai u ka ripërsëritur se e ardhmja evropiane e Kosovës është e pakthyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat