Rugova për Albinin e Vjosen: Po vjen koalicioni i shpresës! - Bota Sot
Rugova për Albinin e Vjosen: Po vjen koalicioni i shpresës!

Aktuale

Rugova për Albinin e Vjosen: Po vjen koalicioni i shpresës!

Nga: V.R Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:03
Vjosa Osmani Albin Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një postimi publik, ka thënë se koalicioni në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, u arrit.

“Po vjen koalicioni i shpresës”, ka thënë Rugova.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, është zhvilluar takimi në mes të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës. Takimi është mbajtur në njërin nga hotelet e Prishtinës.

Ky takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën u mbajt për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

 Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, në një prononcim për media, deklaroi se koalicioni LDK – Vetëvendosje po ndodh dhe se është arritur një marrëveshje, shkruan “Bota sot”.

Sipas saj, e vetmja gjë që është mbet është të zvogëlohet qeveria dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.

"Në qoftë se rezultati konfirmohet ne do të pranojmë që kushdo që ka fituar do ta marrë postin e kryeministrit", tha Vjosa.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani.

I pari i VV-së Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

“Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

Pak minuta më parë, ndërkaq, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...