Ambasadorja e Finlandës uron Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet

Aktuale

Ambasadorja e Finlandës uron Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:13
Foto nga takimi

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar me notë pozitive procesin e rregullt zgjedhor, i cili u monitorua edhe nga vëzhguesit e Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Sipas VV-së, në këtë takim u diskutua nevoja që Qeveria e ardhshme të realizojë reforma në sektorë të ndryshëm të vendit, me theks të veçantë në sistemin arsimor.

“Në takim pati pajtueshmëri që përvojat dhe ekspertiza nga sistemi arsimor i Finlandës do ta ndihmonin reformën dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që për dialogun më e rëndësishme është përmbajtja, sesa afatet kohore, dhe tri parimet për të shëruar pasojat e qasjes së gabuar paraprake: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe, jo presidentët e shteteve mbi harta”, thuhet në njoftimin e VV-së”, thuhet në njoftim.

Në fund, ambasadorja Stjernvall i dhuroi kryetarit Kurti dy libra mbi inovacionet shoqërore të Finlandës, si dhuratë për rezultatin zgjedhor dhe si ndihmë për zgjidhjen inovative të problemeve më të cilat përballet vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat