Isa Mustafa tregon çka biseduan në takim me Albin Kurtin

Aktuale

Isa Mustafa tregon çka biseduan në takim me Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:38
Takimi Albin Kurti, Besnik Bislimi, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar parmes një shkrimi në Facebook, se në takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin kanë biseduar për mundësitë e bashkëqeverisjes LDK-LVV.

Mustafa, thotë se në ditët e ardhshme do të punojnë në përafrimin e objektivave qeverisëse.

Ai thotë se, pasi të përfundon numërimi i të gjitha votave do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat