Lugina dëshiron që të ribashkohet me Kosovën, pjesë e së cilës ishte deri pas Luftës së Dytë Botërore

Aktuale

Lugina dëshiron që të ribashkohet me Kosovën, pjesë e së cilës ishte deri pas Luftës së Dytë Botërore

Nga: D. B. Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:52
Durim Kadriu

Në lidhje me atë se përse duhet të mendohet shkëmbimi i territoreve për një marrëveshje me Serbinë, dhe se a duhet që edhe më tutje Lugina e Preshevës (territor dhe popullsi shqiptare) të qëndroj me Serbi, dhe gjithashtu pse duhet që tri komunat veriore: Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok (territor me popullsi serbe) të qëndrojnë me Kosovë, analisti politik Durim Kadriu ka thënë për “Bota sot” se botërisht dihet vullneti edhe njërës edhe i palës tjetër, përderisa Lugina dëshiron që të ribashkohet me Kosovën, pjesë e së cilës ishte deri pas Luftës së Dytë Botërore, ashtu sikurse tri komunat veriore që dëshirojnë të ribashkohen me Serbinë, pjesë e së cilës ishin.

“Mund të jenë disa arsye në lidhje me këtë ide, si p.sh.: vullneti respektiv i kahmotshëm i këtyre dy territoreve (Luginës dhe komunave veriore); arsyetimi i mundshëm i Vuçicit para popullit të tij se: Kosovën e humbëm, por megjithatë morën diçka dhe arsyeja më e fuqishme duket të jetë fakti se SHBA dëshiron që njëherë e mirë t’i mbyllë mosmarrëveshjet historike shqiptare – serbe”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, kjo lëvizje e kufijve do t’u shkonte për shtati shqiptarëve, ngase do të mund të pretendonin edhe territore tjera shqiptare që ndodhen përreth Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mendoj se kjo do t’u shkonte për shtati edhe serbëve të cilët do të kënaqeshin me faktin se megjithatë ndukën diçka prej Kosovës dhe gjithashtu do të pretendonin “Republika Srpska-n; do t’u shkonte për shtati edhe SHBA- së të cilët do ta kishin një problem më pak për t’u marrë. Nuk e di a mund të bëhet ndonjë marrëveshje tjetër, pos shkëmbimit, por flitet se opsion tjetër mund të jetë një “ Republika Srpska” brenda Kosovës, që praktikisht Kosovën do ta bënte një shtet jofunksional, njëjtë sikurse Bosnja. Kështu që si politikanët ashtu edhe analistët me ndonjë përjashtim) e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, dhe mendoj se këtë ë bëjnë për faktin se, ose kanë mungesë guximi, ose kanë mungesë njohurie”, ka thënë analisti politik Durim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat