Abdullahu për LDK dhe VV: Duhet të ndryshojë njëra, si parti dallojnë përmbajtësisht

Aktuale

Abdullahu për LDK dhe VV: Duhet të ndryshojë njëra, si parti dallojnë përmbajtësisht

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:57
Faton Abdullahu

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë në hall të madh dhe se vendi ka nevojë për unitet politik.

Në Info Magazine ai ka komentuar edhe bashkëpunimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“Duhet të ndryshojë njëra, sepse kemi të bëjmë më dy parti që dallojnë përmbajtësisht.  Tani ne mund të gjykojmë në bazë të veprimeve të mëhershme që kanë bërë këto dy parti”, ka thënë Abdullahu.

“Qytetarët e kanë hallin mos do të ketë kryeneçësi nga VV apo të tjerë se mos mirëkuptimi i LDK-së është i tepruar. Duhet të gjendet një balancë, mes kryeneçësisë së VV-së dhe mirëkuptimit të tepruar të LDK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat