Sherifi i përgjigjet këshilltarit të Thaçit me një thënie të ish-gruas së futbollistit

Aktuale

Sherifi i përgjigjet këshilltarit të Thaçit me një thënie të ish-gruas së futbollistit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:10
Bilall Sherifi

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rikithimin e mundshëm të Nismës në PDK.

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK. Sot PDK’ja shënon 20-vjetorin e themelimit si parti politike. Syla tha se PDK’ja ka mundur të dalë fituese në këto zgjedhje po ta kishte me vete Nismën.

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të rikthehet në PDK.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ftoi Syla.

Mirëpo Sherifi ka pasur një përgjigje të veçantë rreth kësaj teme.

“Kjo është e shkuar e harruar”, ka thënë Sherifi.

“Përgjigjen më të mirë rreth e kësaj e pat thënë bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, futbollistit të zvicrës, që e kanë pyetur se a mund të kthehesh me këtë të fundit”

“Ajo pati dhënë këtë përgjigje: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë”, ka shtuar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat