Përfundon gjithçka, Fisnik Ismaili nuk kthehet në Vetëvendosje

Aktuale

Përfundon gjithçka, Fisnik Ismaili nuk kthehet në Vetëvendosje

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 00:13
Fisnik Ismaili

Një postim në Facebook, shtyri kandidatin për deputet të PSD-së, Fisnik Ismailin që të mendonte edhe njëherë kthimin në Vetëvendosje.

Madje, ai premtoi se nëse për 24 orë, do të bëheshin 10 mijë liken në postimin e Naxhmedin Kalisit, ai do të kthehej në Lëvizje, me kusht që të fliste kundër bashkë-partiakëve të tij, sa herë që ata do të jepnin deklarata të ngjashme me atë të Salih Zybës.

Por, as afër 10 mijë personave nuk u bën bashkë për ta kthyer Ismailin në Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vet ismaili në facebook, duke e nisur shkrimin me fjalët “Sovrani foli edhe njëherë”.

Postimin e plotë të ismailit mund ta lexoni më poshtë. 

Foli sovrani edhe një herë.

Mbramë, Nexhi, një djalë i ri të cilin as s'e njoh mirë, e me të cilin herën e fundit kemi folë në 2016, e kish ba këtë postim, të cilit unë ia bana share, edhe u zotova se nëse bahen 10K, kthehna në Lëvizje me kushtin që i publikoj krejt budallakitë e Salih Zybës edhe dikur aktivistëve të shndërruem në militantata, sa herë që shkretojnë në dëm të qytetarit.

10,000 llajka nuk u banë për 24 orë, por një 5 e kusur mijëshe e rrast po, bashkë me 1.7K në postim timin, që koincidojnë me 5983 votat e Salih Zybës në 2017, kur kemi garue bashkë herën e fundit, ku unë pata 3-fish vota më shumë, anipse isha "outsider" në Lëvizje, në krahasim me një "veteran" si ai. Edhe mu pas ba 10K, e di sigurt që kurrë s'ish pranue kushti që e pata, me u ba polic i mirësjelljes me qytetarin.

Edhe e di që nji 5000-she tjetër e llajkave është në zemrat e aktivistëve tjerë, por s'kanë guxue me e llajkitë postimin, se ish ba njifarë hallakame mrena.

Ky postim ma dha një reagim shumë të qartë: se ka shumë, shumë aktivista të vërtetë e dashamirë me të cilët kam dashni e respekt të ndërsjellë, e me të cilët mendojmë njajtë për të mirën e qytetarit e këtij vendi, pavarësisht bindjeve politike. Juve, o njerëz të mirë, gjithmonë kam me ju dashtë edhe ju falënderoj për reagimin tuej. Porosi miradie të panumërta kam marrë mbramë privatisht. ❤️

Poashtu e dha edhe një mesazh i qartë: që gjuha edhe veprimet kerrcënuese të individave të partisë që po e merr pushtetin, është e papranueshme për shumë, shumë dashamirë e votues, që një ditë munden me kushtue edhe me votë. Qysh u pa sivjet, 5000 vota mundem me e përcaktue një fitues, ose me e sakatue një subjekt.

Me vjet jemi thirrë bashkë me e luftue të keqen. Përnjëherë, e keqja e vërtetë u harrue, edhe dikur shokët e betejave, që kurrë kujt nuk i banë keq, u banë më armiq se hajnat e kriminelët e vërtetë, të cilët hala po sillen qiknej, tuj i vazhdue krimet.

Le të jetë qeky mesazh i qartë, se Kosova ka qytetarë të mirë edhe jashtë Lëvizjes, e jashtë politikës krejt, edhe që po këta kemi me qenë bashkëpunuesit më të mirë në mirëqeverisje, e kritikët më të mëdhenj për veprimet e pamendueme, hakmarrëse apo të padobishme për qytetarin.

Edhe para angazhimit tim në Lëvizje, gjatë kam qenë kritik i zullumeve të Prontos, kur të tjerët as s'kanë guxue me e çue kryet. Plot pi tyne, madje, çuen krye mbas zgjedhjeve të 2017 e këtyne sivjet, tuj u shitë përkrahës të kahmotshëm, që sot shajnë e bërtasin tuj kallxue trimni.

Unë mbetem i njajti Fis, qaj që ka me reague ndaj të padrejtës gjithmonë, me shpresë që ma mshelni gojën me punë të drejtë e të mirëfilltë, se azil harro që m'ban dikush me lypë.

Shnet.

P. S. Nexhmedin kërkoj falje për hallakamën e shkaktueme në status. Ishte gallatë, amo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat