Vuçiq e quan të papjekur Albin Kurtin: Ma fyeu vajzën, duhet të mësohet të kërkojë falje

Aktuale

Vuçiq e quan të papjekur Albin Kurtin: Ma fyeu vajzën, duhet të mësohet të kërkojë falje

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 00:15
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përmendur faktin kur Albin Kurti kishte thënë se ‘atij dhe Thaçit u ka mbetur veç edhe fëmijët t’i martojnë’.

‘’Albin Kurti e ka fyer vajzën time jomadhore.Por sa i përket rrëfimit të raporteve, s’ka problem. Njerëz vetëm na thuani që nuk ju duam, dhe në rregull. Ne do të rrijmë kështu. Kemi pozitë më të mirë se sa ju në komitetin ndërkombëtar’’, ka thënë Vuçiq.

‘’Njerëzit e pjekur dhe seriozë nuk i fyejnë kurrë vajzat jomadhore. Ai as që ka kërkuar falje për këtë, duhet të mësohet të bëhet diçka e tillë”.

Tutje ai ka folur edhe dialogun. Duke thënë se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat