Gecaj ironizon me PSD-në, tregon pse humbi kjo parti

Aktuale

Gecaj ironizon me PSD-në, tregon pse humbi kjo parti

Nga: G.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:37
Ahmeti, Limaj, Veseli, Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me humbjen e PSD-së, derisa ka thënë se pa marrë parasysh se çfarë thonë “shpendët” e kësaj partie, kjo parti është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe që i zgjatën jetën qeverisë së mbrapsht, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Natyra Kuçi ka marrë vota pse vjen nga strofulli i AAK-së, jo pse i takon PSD-së.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pa marrë parasysh çfarë thonë “shpendët” e PSD-së, kjo parti është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe të gabuara të cilat i zgjaten jetë qeverisë më të mbrapsht që kemi pasur ndonjëherë në vendin tonë. Natyra Kuçi nuk është masë e drejtë për vlerësimin e kësaj partie, pasi që ajo ka marrë votë për shkak se vjen nga strofulli i AAK-së, jo pse i takon PSD-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat