Punëtorët teknik të UP-së në protestë, kërkojnë pagë minimale prej 350 euro

Aktuale

Punëtorët teknik të UP-së në protestë, kërkojnë pagë minimale prej 350 euro

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:00
Punëtorët teknik të UP-së në protestë, kërkojnë pagë minimale prej 350 euro

​Punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, po protestojnë sot para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar pagë minimale 350 euro.

Me pankarta në duar me mbishkrimin “Ndal diskriminim e punëtorëve më sektorin privat”, ata po qëndrojnë në oborrin e rektoratit.

Sipas tyre, punëtorët teknik po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Ndërkohë, përfaqësuesi i tyre, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës ka hyrë në Rektorat për të zhvilluar një takim lidhur me këto kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat