Njeriu i afërt i Ramushit, nuk e përballon humbjen, kërkon rinumërim të votave

Aktuale

Njeriu i afërt i Ramushit, nuk e përballon humbjen, kërkon rinumërim të votave

Nga: V.R Më: 11 tetor 2019 Në ora: 13:20
Ramush Haradinaj

Zyrtari i AAK-së, zëvendësministri në detyrë Burim Ramadani, nëpërmjet një deklarate ka thënë se rinumërimi i votave forcon legjimitetin e fituesit.

Sipas tij, rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.

Postimi plotë:

Rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve!

Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.

Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare.

Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve.

Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha.

Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë.

Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat