PEN Qendra e Kosovës kundërshton Çmimin Nobel dhënë Handkes

Aktuale

PEN Qendra e Kosovës kundërshton Çmimin Nobel dhënë Handkes

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:35
Peter Handke

Kundër dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, ka reaguar sot edhe PEN Qendra e Kosovës.

Në këtë reagim ajo ka shkruar:

Na befasoi shumë dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Petre Handke nga Akadema e Shkencave të Sudisë.

Juria e këtij shpërblimi, duek ia dhënë Çmimin Handkes, ka harruar ose e ka injoruar faktin se ai gjatë tërë kohës së luftës gjenocidale të Serbisë së udhëhequr nga Slobodan Millsoehviqi ka qenë në krah dhe në përkrahje të kësaj lufte e kundër botës demokratike që u ngrit në mbrojtje të viktimave të këtij regjimi në Kosovë duke filluar bombardimet ndaj  forcave serbe.

Handke ka mbrotur edhe luftën pushtuese të Serbisë në Bosnjë e Heregovinë  

PEN Qendra e Kosovës nuk dyshon në vlerat letrare të Peter Handkes, por kur arti kalon dhe mban anën e keqe të luftës, atëhërë këto vlera nuk kanë si të shërbejnë në të mirën e njerëzimit.  

PEN Qendra e Kosovës mendon se Petar Handke është shembull i kësaj.

Solidarizimi i Handkes me diktatorin dhe kasapin e Ballkanit për së gjalli e për së vdekuri të tij, dëshmon se Handke përkrah nacionalizmin e shovinzimin serb ashtu siç kanë bërë edhe shkrimtarët serbë antishqiptarë: Jovan Duçiç, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq e të tjerë.

Madje njëri nga këta, Ivo Andriq është laureat i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1961.

Andriqi ka elabouar planin për zhdukjen e shqiptarëve nag trojet e tyre etnike duke pasur edhe poste të larta diplomatike.

Handke, jo vetëm e ka mbrojtur polikën vrastare të Milloshviqit, por pas lajmit për marrjen e Çmimit, medieve serbe u ka thënë me ekzaltim “se do të vij në Beograd për ta kremtuar këtë shpërblim. Jam i lumtur që serbët janë të lumtur me mua”.

Për arsye të tilla dhe për të gjitha deklaratat anishqiptare por edhe anti evropiane e antibotërore, PEN Qendra e Kosovës kërkon nga Akademia e Shkencave të Suedisë që ta tërheqë vendimin e vet për Nobelin dhënë Peter Handkes.

Sespe ky Çmim fyen ndjenjat jo vetëm shqiptare, por përgjithësisht ato njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat