Kaq vota u duhen kandidatëve për të fituar ulëse në Kuvend

Aktuale

Kaq vota u duhen kandidatëve për të fituar ulëse në Kuvend

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e votave në 314 vendvotime, i cili do të zgjasë 4 deri në 5 ditë. Ky rinumërim vjen si pasojë e disa gabimeve teknike në formularin e përputhjes së rezultateve.

Përqindja e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit i përcakton edhe ulëset në Kuvend. Ndonëse nuk ekziston një kriter i caktuar se sa vota duhet të ketë një kandidat për t’u bërë deputet, mesatarja pritet të jetë diku 7-8 mijë vota.

Por kjo do të varet nga subjektet se nga sa deputetë i kanë fituar në zgjedhje. Kandidatëve të subjekteve, të cilat kanë fituar më pak vota e që janë futur në Kuvend, do t’u duhen më pak vota për t’u bërë deputetë.

Por kjo përllogaritje ndërron te partitë e mëdha për shkak të përqindjes së lartë që kanë marrë në zgjedhje. Kësisoj kandidatët e këtyre partive duhet të kenë deri në 10 mijë vota për ta marrë mandatin e deputetit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Meqë në këto zgjedhje ka pasur dalje më të madhe të votueseve se në zgjedhjet e kaluara, rrjedhimisht edhe numri i votave për kandidatët që të bëhen deputetë rritet. Por për komunitetet ky numër mund të jetë shumë më i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat