Spitalet dhe klinikat furnizohen me 26 ultrazë

Aktuale

Spitalet dhe klinikat furnizohen me 26 ultrazë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

ShSKU thotë se pacientët por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim  të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

“Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës. 2 ultrazë do të dërgohen në  Klinikën  e Gjinekologjisë, 1 Kirurgji Abdominale, 3 në  Klinikën  e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji”, thuhet në komunikatë.

SHSKUK ka iniciuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat