Mësoni sa vendvotime janë rinumëruar

Aktuale

Mësoni sa vendvotime janë rinumëruar

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri të premten në orën 16:00, janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së çdo rinumërimi, do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Formularët e rinj të plotësuar pas rinumërimit dhe formularët e plotësuar në vendvotime mund t’i gjeni në këtë vegzë:

http://http://www.kqz-ks.org/lajmet/formularet-e-rezultateve-per-zgjedhjet-e-parakohshme-per-kuvendin-e-kosoves-2019/?fbclid=IwAR36vU8pHi_IKrBvD5ret1vzdpnMX0pusAVlDG8z6zk_8OpnehdqTOE9CCo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat