Daut Haradinaj flet për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve: Komenton rezultatin e AAK-së, flet edhe për Qeverinë Kurti

Aktuale

Daut Haradinaj flet për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve: Komenton rezultatin e AAK-së, flet edhe për Qeverinë Kurti

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:52
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se pushteti i ri nuk duhet të ndërhyjë në pushtetin e drejtësisë.

Ai ka folur të premtën në “Imazh” te RTK.

“Shtrirja e duarve brenda sektorit të drejtësisë do të ishte gabim, nëse tentojmë ta heqim një e ta sjellim një, atëherë është logjikë e gabueshme. Nuk jemi në komunizëm, koha e dikaturave dhe e kooperativave ka përfunduar. Sektori i drejtësisë duhet të forcohet”, ka thënë ai.

Ai ka folur për qëndrimin e partisë së tij karrshi pushtetit të ardhshëm.

“Çdo dështim i Qeverisë Kurti do të gjejë kundërshtim, ndërsa çdo sukses do të gjejë apllaudim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur edhe për dialogun me Serbinë.

“Do të jemi pro çdo marrëveshje me Serbinë, që e mbyllë këtë kapitull, por pa e lënduar Kushtetutën e Kosovës dhe territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai nuk e ka konsideruar të keq rezultatin zgjedhor të AAK-së.

“Nuk jemi keq me katërmbëdhjetë deputetë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat