Parashikimi i Krakit: LDK-ja do të ndahet nëse nuk e bën këtë gjë

Aktuale

Parashikimi i Krakit: LDK-ja do të ndahet nëse nuk e bën këtë gjë

Nga: A.ZH Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:20
Nezir Kraki

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, ka komentuar situatën politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja do të ndahet nëse e huq këtë moment dhe nuk arrin të rikthehet në parti të përgjegjshme, përcjell Bota sot.

“LDK do ndahet nëse e huq këtë moment dhe nuk arrin të (ri)kthehet në parti të pergjegjshme”, ka shkruar Kraki në një postim në Facebook.

Më parë, po përmes një postimi në këtë llogari, ai ka thëë se dega e “PDK-së brenda LDK-së po e vazhdon betejën dhe se këta janë shkelmat e fundit”.

“Kujdes! PDK u dorëzua, por dega e saj brenda LDK-së e vazhdon betejen. Shkelmat e fundit janë”, ka shkruar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat