Vjen lajmi i fundit nga LDK-ja: Grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së po vazhdojnë diskutimet

Aktuale

Vjen lajmi i fundit nga LDK-ja: Grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së po vazhdojnë diskutimet

Nga: N.Sh Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:18
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pak minuta më parë ka sqaruar se grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së, janë duke diskutuar për përafrimin e programeve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

“S Q A R I M

Nuk ka pezullim të diskutimeve!

Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja”, ka shkruar Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, gjatë ditës u raportua për raporte të ngrira mes këtyre dy subjekteve politike ku më pas pati edhe reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat