Blakaj: Handke është i mirë si shkrimtar, por ka bërë gafe si mohimi i gjenocidit të Serbisë

Aktuale

Blakaj: Handke është i mirë si shkrimtar, por ka bërë gafe si mohimi i gjenocidit të Serbisë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:57
Albulena Blakaj

Profesoresha e Gjuhës Gjermane në Fakultetin Filologjik në UP, Albulena Blakaj, ka thënë se lajmi që shkrimtari austriak, Peter Handke ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi e ka shokuar.

“Lajmi e ka shokuar botën. Edhe pse Handke është i mirë si shkrimtar dhe kjo nuk mund të mohohet, ai ka bërë gafe gjatë jetës së tij”, ka thënë Blakaj.

“Gafat më të mëdha të tij kanë qenë sidomos gjenocidi i përkrahjes së serbëve, andaj ishte shokuese përzgjedhja e tij”.

“Ka pasë raste të tilla edhe më herët, nga 1996 është në këto rrjedha. Ka fituar shumë shpesh çmime që i janë tërhequr, ose është tërhequr ai vet për shkak të reagimeve. Më ka shokuar kur e ka fituar çmimin më të madh në Gjermani dhe më 19999 e ka thyer çmimin për shkak të bombardimeve të NATO-s, mbi Serbinë”.

Blakaj ka thënë në Info Magazine se Letërsia është fushë që duhet të përhapë vlera dhe jo antiverla.

“Komiteti i Nobel i ka dhënë çmimin Handke duke thënë se është kontrovers, por që nuk është përfshirë në politikë”.

“Handken e kemi lexuar, është shkrimtar i mirë, hiç pjesë të tematikave sepse ai ka bërë tema që Serbinë e paraqet mirë. Në momentin që ka filluar që ta përkrahë politiken serbe në raport me Bosnjën dhe Kosovën, as nuk është lexuar tek ne dhe as nuk është përkthyer dhe prandaj nuk njihet mirë te ne”.

“Gjithë bota është ngritur në këmbë, ka peticione kundër tij, kundër marrjes së çmimit. Kanë reaguar të gjitha qendrat e mëdha të botës, prej SHBA. Shpresoj që t’i tërhiqet çmimi. Në botën që po jetojmë sot nuk është vetëm shkrimtar. Peter Hankde ka qenë gjithmonë në fokus dhe ka qenë autor kontrovers që e han pazari. Asnjëherë nuk kemi pranuar të përkthejmë veprën e tij dhe askush nuk ka dëshirë që ta lexojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat