Vëllezërit Geci: Jemi të pathyeshëm në rrugën që kemi nisur

Aktuale

Vëllezërit Geci: Jemi të pathyeshëm në rrugën që kemi nisur

Nga: N.Sh Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:54
Vëllezërit Geci

Familja Geci ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe votuesit e LDK-së, dhe të Marigona Gecit e cila është zgjedhur deputete e Parlamentit të Kosovës.

Esati, axha i Marigonës, thotë se mbesa e tij do të jetë zëri i të gjithë votuesve të saj në Parlamentin e Kosovës.

Ai thotë se familja Geci asnjëherë nuk do t’i zhgënjej dhe do të jenë të pathyeshëm në rrugën që e kanë nisur për të ia kthyer Kosovës dinjitetin.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq shokë dhe ju dashamir dhe përkrahës të familjes time, me lejoni që në emrin tim personal dhe të familjes së Vëllezërve Geci, tju falënderoj gjithë secilin që na keni përkrah në këto zgjedhje, ku me votën tuaj ne si familje na mundësuat që vajza dhe mbesa jon Marigona Geci të jetë femra e dytë ma e votuar nê Kosovë, ju faleminderit juve dhe familjeve të tuja, dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve dhe përkrahësve tanë dhe të LDK-së, që na besuat dhe na dhatë ma të shtrenjtën votën tuaj, që mbesa ime Marigona Geci të jetë zëri i juaj në parlamentin e Kosovës.

Ne si familje gjithmonë dot jemi mirënjohëse dhe faleminderus të gjithë atyre qe besuat ne familjen ton. Ne si familje asnjëherë nuk do tju zhgënjejmë, dhe gjithmonë dot jemi të pa thyshem në rrugën të cilën e kemi nisur se bashku me ju dhe familjet e juaja dhe bashkuar do tja kthejmë Kosovës dinjitetin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e juaj.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat