Shpend Ahmeti: Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin me AAK’në

Aktuale

Shpend Ahmeti: Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin me AAK’në

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:07
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, është shprehur i zhgënjyer nga rezultati i koalicionit mes subjektit që ai drejton dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka pritur, duke u bazuar në sondazhe, se koalicioni AAK-PSD do të siguronte të paktën 14 për qind të votave, apo 16-17 vende në Kuvendin e Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se koalicioni me AAK’në e Ramush Haradinajt i ka kushtuar shumë partisë së tij.

“Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin”, është shprehur Ahmeti.

“S’mund të depërtonim…. Prishtina kishte revoltë kundër PAN’it, s’po them kundër Ramushit”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat