Shpend Ahmeti flet për daljen e Fisnik Ismailit nga PSD-ja, tregon a do të ketë largime të tjera

Aktuale

Shpend Ahmeti flet për daljen e Fisnik Ismailit nga PSD-ja, tregon a do të ketë largime të tjera

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:33
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për largimin e kolegut të tij, Fisnik Ismaili, nga subjekti politik që drejton.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Ismaili, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, është larguar nga politika, e jo thjesht nga PSD’ja.

Ismaili kishte thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se tash e tutje nuk i përket asnjë grupimi politik, ndërsa në PSD kishte qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

I pyetur nëse do të ketë largime të tjera nga PSD’ja, Ahmeti është përgjigjur: “Njëherë për njëherë jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat