Çdo tentim për anashkalimin e koalicionit LVV-LDK është kundër vullnetit të popullit

Aktuale

Çdo tentim për anashkalimin e koalicionit LVV-LDK është kundër vullnetit të popullit

Nga: M.H Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:31
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Pa përfundimit të pothujase të të gjitha votave, rreth pesë mijë vota është diferenca mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Edhe pse është shpallur fitorja e Lëvizjes Vetëvendosjes, ajo ka shprehur që është e gatshme të bashkëpunoj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe pse ky koalicion është përfolur të ndodhë edhe para zgjedhjeve, mirëpo që nuk ka ende diçka konkrete.

Koalicioni ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, është duke u parë si një mundësi alternative të ndodhë, lidhur me këtë temë, politologu Musa Preteni, ka thënë për gazetën “Bota sot”, që populli po e dëshiron një koalicion mes këtyre dy partive, e kjo është e mundur.

“Vullneti popullor i shprehur përmes votës më 6 tetori solli fitoren e padiskutueshme të opozitës së kaluar. Fitorja e VV-së dhe LDK-së erdhi me një premtim të qartë që pas zgjedhjeve do të kemi një koalicion të përbashkët për qeverisjen e vendit, andaj çdo tentim për anashkalimin e këtij koalicioni nënkupton deformim të vullnetit popullor të shprehur më 6 tetor. A ekzistojnë mundësi politike dhe procedurale për krijimin e varianteve tjera? Sigurisht që po, por konsideroj që ky vend ka nevojë të krijojë një standard demokratik, që vendi i parë merr kryeministrin”.

Image
Musa Preteni

“E mira është që deklaratat e LDK-së deri tani nuk e kontestojnë një gjë të tillë por kanë paralajmëruar pajtueshmëri për çështje tjera që më vonë mund të nxjerrin një lloj ‘arsyetimi’ për të bllokuar formimin e qeverisë e që mendoj që e dëmton Kosovën dhe këtë proces të mrekullueshëm demokratik. Por mbetet të shihet se si do të veprojnë këto dy parti politike e që mendoj që është rasti i tyre ideal për të dëshmuar mbajtjen e fjalës së dhënë votuesit shqiptar për më shumë se 11 muaj”, përfundoi Preteni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat