Burim Ramadani tregon se si u “avulluan” votat, jep inicialet e Komisioneres që dyshon se e bëri manipulimin

Aktuale

Burim Ramadani tregon se si u “avulluan” votat, jep inicialet e Komisioneres që dyshon se e bëri manipulimin

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 10:08
Burim Ramadani

Të dielën e kaluar në vend u mbajtën zgjedhje e jashtëzakonshme parlamentare në të cilën partia fituese doli ajo e Vetëvendosjes.

Mirëpo çështjet e parregullsive gjatë procesit zgjedhor ende po vazhdojnë të komentohet dhe dokumentohet.

Këtë e ka bërë edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani i cili në një postim në Facebook ka treguar sipas tij se si janë ‘avulluar’ votat madje ai ka dhënë edhe inicialet e një Komisionerja në Suharekë që dyshohet se ka bërë manipulime me vota.

Statusi i tij i plotë:

Ja një rast qysh avullohen votat!

Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2
• Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota
• Në Formularin Zyrtar janë 0 vota.

Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota.

Sigurisht, duhet të ketë rinumërim.
Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat