Albin Kurti tregon sa ministri dhe zëvendësministra do t’i ketë qeveria e re

Aktuale

Albin Kurti tregon sa ministri dhe zëvendësministra do t’i ketë qeveria e re

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 10:36
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Albin Kurti ka vendosur të ndryshojë krejtësisht prej Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Kadri Veselit e Behgjet Pacollit kur vjen puna të numri i Ministrave dhe Zëvendësministrave. Kandidati për Kryeministër ka thënë se për dallim prej keqqeverisje së PAN’it koalicionit me LDK do të ketë vetëm 12 ministri. Ka premtuar se do të jenë vetëm 26 zëvendësministra

“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendsministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, ka thënë Albin Kurti për AAK, duke komentuar takimin me Vjosa Osmanin e Isa Mustafën.

Me gjithë kundërshtimin që ka për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti thotë se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), por shton se pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe opozita e ardhshme e vendit.

“Me mua si kryeministër i Kosovës do të fillojmë qysh në javën e parë dialogun me serbët e Kosovës nga poshtë lartë, për zhvillim, për integrim shoqëror. Kjo është një gjë tjetër, e pranoj. Por, do ta fillojmë sepse asnjë kryeministër deri më sot nuk e ka bërë këtë”, thotë ai, duke shtuar se pas kësaj do ta bëjë bilancin e 33 marrëveshjeve të deritanishme që janë nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë përgjatë dialogut gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel, për të parë se sa janë zbatuar këto marrëveshje dhe cili ka qenë ndikimi i tyre.

***

Ekspertët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes “Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë duke mbajtur një takim në njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Rëndësia e takimit padyshim se është harmonizimi i programit dhe ndarja e posteve eventuale të ekzekutivit.

Ndryshem, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur dje marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendësministra për ministri

2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive

3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare

6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër blerjet dhe pagesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat