A do të jetë ky ministri i Financave në qeverinë Kurti?

Aktuale

A do të jetë ky ministri i Financave në qeverinë Kurti?

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:07
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nisur konsultat ndërmjet vete për të koordinuar formacionin e ri qeverisës që pritet të kurorëzohet pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Përpos që dihet se posti i kryeministrit do të jetë për Albin Kurtin, mësohet se LVV-ja ka vënë kushte që medoemos t’i ketë tri ministri.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtësisë si dhe Ministrinë e Financave.

Sipas mediave  se për këtë të fundit tanimë është mësuar emri i personi që sipas gjitha gjasave do ta drejtojë.

Partia e Kurtit pritet që njërin prej dikastereve më kryesore të qeverisë ta emëroj Hekuran Muratin, kandidatin për deputet nga Ferizaj.

Image

 

Por, kush është Hekuran Murati?

Fakultetin e ka mbaruar më 2007 për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Menjëherë ka vazhduar studimet master për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington.

Në Ministrinë e Financave ishte shef i divizionit të borxhit publik, pastaj konsulent në Bankën Botërore, ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, e shumë, e shumë vende të tjera.

Është shumë i ri, por shumë i ditur. Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë.

Ndryshe, Murati i është bashkuar VV-së muajin e kaluar, konkretisht 26 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat